Flash News

KRYESORE

Basha akuza të forta Ramës nga Korça: Zhyte vendin në depresion ekonomik

Basha akuza të forta Ramës nga Korça: Zhyte vendin në

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi nga Korça kryeministrin Edi Rama se ka zhytur vendin në depresion ekonomik.

Sipas Bashës, Rama solli kriminelët në institucione dhe për 4 vite nuk bëri asgjë për prioritetet e shqiptarëve .

“Kam qenë në Shqipëri këto javë dhe i kam rënë anë e mbanë dhe më kanë thënë se do të votojnë PD si në 1992. Në këtë ditë të fundit dalin të vërtetat e dhimbshme nga institucionet e Shqipërisë. Edi Rama jo vetëm që nuk mbajti asnjë premtim por ju dha shqiptarëve çmimin më të lartë të energjisë dhe naftës. Njëriu që premtoi 300.000 vende pune mori 3 manekinë nga interneti, nuk gjeti dot 3 të punësuar. Shqiptarët janë ngritur, janë bashkuar sepse e dinë se më 25 qershor nuk mund të votojnë për të njëjtat premtime të pambajtura. Gjithë tepsinë për vete dhe gjithë timonin për vete kjo ka qenë fushata e Edi Ramës.

4 javët e fundit nuk thotë më unë, thotë ata, kush janë ata, kush i solli kriminelët në institucione, kush e zhyti Shqipërinë në depresion ekonomik? Ishte përgjegjësia e një njeriu që kishte 4 vite kohë që i harxhoi jo për prioritetet e shqiptarëve por të tij. Më 25 qershor nuk do të votojmë për teksat e Ramës, por për ekonominë, për punësimin për taksat e ulëta. Në këto zgjedhje ka vetëm një zgjedhje, është plani ynë” tha Basha.

Të fundit