Flash News

KRYESORE

Basha akuza Veliajt: Kërkon të ndërtojë pallate 10-katëshë në zonën e Universitetit Bujqësor

Basha akuza Veliajt: Kërkon të ndërtojë pallate

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me fermerët në Luz hodhi akuza edhe ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj se po tenton të shkatërrojë investimin 50-vjeçar të Universitetit Bujqësor.

Basha zbuloi se plani i Veliaj është ndërtimi i disa pallatëve 10-katëshe me para të pista, ndersa u beri thirrje qytetareve te bashkohen ne protesten e Partise Demokratike me 13 Prill.

“Nuk mjaftohen që u kapën duke vjedhur tek Unaza e Re, nuk mjaftohen që u kapën duke prishë rrjedhën e Lanës, që ai trafikanti i drogës të ndërtonte 60 milionë euro pallate, por tani duan të prishin Universitetin. Do ndërtoheshin aty dy fakultete të reja, por shkon ky sejmeni i Edi Ramës, i lavatriçes së pastrimit të parave të pisëta, Erion Veliaj, dhe thotë: do ta marr unë këtë tokën. 200-300 metra më andej, po ta shtyjë projektin e shkollës, mund të bëhet edhe shkolla, edhe të mos cënohet plani i universitetit, masterplan që e ka firmosur vetë kreu i qeverisë. Por jo.

Sepse plani nuk është për shkollë. Puna e shkollës ishte loja. Ai do të bëjë shkollën aty, që pastaj, në gjithë pjesën tjetër, të ndërtojë pallate 10-katëshe. Hajdutëri që shkatërron një investim 50-vjeçar, Universitetin Bujqësor të Kamzës. Padyshim që kjo duhet të marrë fund, kjo është emergjencë kombëtare. Asgjë nuk pret më. Koha nuk pret. Prandaj për këtë arsye duhet të ngrihemi të gjithë e të jemi të gjithë bashkë”, përfundoi Basha.

Të fundit