Flash News

KRYESORE

Basha akuzon Ramën: Minove dy kolonat e demokracisë, dënove opozitën dhe i mbylle gojën medias

Basha akuzon Ramën: Minove dy kolonat e demokracisë, dënove

Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se bashkë me krimin e organizuar minoi dy kolonat kryesore të demokracisë, dënoi opozitën dhe i mbylli gojën medias.

“Edi Rama dënoi me vendim gjykate, pa asnjë provë, opozitën dhe median që zbuluan dhe denoncuan përfshirjen në trafikun e drogës të vëllait të ministrit të Brendshëm të Edi Ramës. Po sot, Edi Rama miraton ligjin që synon t’i mbyllë gojën medias online për të mos denoncuar aferat e rënda korruptive të tij dhe të familjes së tij, afera që fusin dorën në xhepat e shqiptarëve për t’i vjedhur ata, në mënyrë që të pasurojnë Edi Ramën.”, tha Basha duke shtuar se të dyja këto vendime, kryeministri i merr, i ndihmuar nga krimi i organizuar.

Kreu i opozitës shtoi se me krimin e organizuar ai vodhi dhe bleu votat e shqiptarëve për të sunduar në parlamentin ilegjitim.

“Gjyqtari Artan Gjermeni, i cili dënoi sot pa prova Ervin Salianjin dhe gazetarin Jetmir Olldashi është as më pak e as më shumë, anëtar i bandës së Lushnjës, e cila ka nisur të gjallërohet sërish nën pushtetin e Edi Ramës.

Për Partinë Demokratike dhe për mua personalisht, nuk ka asnjë dyshim se ushtari i bandës së Lushnjës e kishte marrë prej kohësh vendimin politik që Edi Rama e shpalli prej ditës së parë të publikimit të skandalit Xhafaj. Për ne nuk ka asnjë surprizë për hakmarrjen e Edi Ramës ndaj deputetit Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi që ekspozuan qeverinë e tij si të përfshirë direkt në trafikun e drogës.”

Të fundit