Flash News

KRYESORE

Basha: Askush nuk i ka njohur zgjedhjet, Shqipërisë nuk i hapet perspektiva evropiane

Basha: Askush nuk i ka njohur zgjedhjet, Shqipërisë nuk i hapet

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se askush nuk i ka njohur zgjedhjet e 30 qershorit dhe se PS-ja ka pushtuar bashkitë në vend. Ai shpjegoi në syri.net se përse amerikanët zgjodhën stabilitetin dhe nuk i kundërshtuan zgjedhjet vendore.

“Padyshim që stabiliteti është në interesin kryesor strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Shqipërinë, për Ballkanin dhe për të gjithë Evropën. Këtu ska asgjë të re për njohësit e çështjeve ndërkombëtare. E reja qëndron në faktin se për shkak edhe të zhvillimeve, para, gjatë dhe pas 30 qershorit, qartësisht kemi një realitet të ri politik,edhe përsa i përket faktorit ndërkombëtar.

E shikoj në shumë hapa, e shikoj sa i përket procesit të 30 qershorit dhe legjitimitetit të munguar të 30 qershorit, në akte të tilla si tërheqja e misionit më të rëndësishëm që vëzhgon zgjedhjet vendore, që nuk është misioni i OSBE/ODIHR-it, por është misioni i Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës.

Si rregull OSBE ndjek zgjedhjet politike, por kur ka probleme, siç është Shqipëria, ndjek edhe zgjedhjet vendore, por është Këshilli i Evropës që i monitoron, i cili i tërhoqi vëzhguesit. Kush i tërhoqi, unë i tërhoqa? Natyrisht këto janë vendime, janë sinjale të qarta që jepen, sa i përket rënies në pikiatë të demokracisë në Shqipëri dhe sinjaleve që duhet të jepen në këtë drejtim.”, tha Basha.

Ai më pas u ndal te vendimi për bojkotimin e zgjedhjeve.

“Kjo betejë nuk është për karrige, ik ti e të vij unë. Ne karriget i dorëzuam. Kjo betejë bëhet për t’i dhënë fund këtij 6 vjeçari, këtij kaluari të tmerrshëm, ka grabitur, plaçkitur Shqipërinë, po për të mbyllur tranzicionin 30 vjeçar. Për t’i dhënë shqiptarëve rregulla loje e për të barazuar Shqipërinë me evropianët. Duhen zgjedhjet ë laro e të ndershme, ndaj dogjëm mandatet. pushteti në duar të një njeri, bashkëpunon me krimin. Në këtë situatë, Shqipërisë nuk i hapet perspektiva evropiane.”, u shpreh kreu i PD-së.

Të fundit