Flash News

KRYESORE

Basha aspak optimist për negociatat e reja: Nuk ka njeri në botë që i mbush mendjen Edi Ramës

Basha aspak optimist për negociatat e reja: Nuk ka njeri në botë

Disa kongresmenë amerikanë dhe një deputet i CDU-së gjermane kanë mbërritur në Tiranë për shkak të krizës politike dhe më 15 maj është lajmëruar vizita e zv/ndihmës sekretarit të shtetit, i cili konsiderohet si negociatori i fundit për të bindur Edi Ramën dhe Lulzim Bashën të arrijnë një marrëveshje. Por, kreu i opozitës nuk duket aq optimist se këto përpjekje do të sjellin një rezultat konkret.

Ai tha sot nga çadra se nuk ka negociatorë në botë të bëjë kryeministrin Rama të pranojë përgjegjësitë për drogën dhe ta bind të nënshkruaj marrëveshjen. Nga ana e tij, Basha u shpreh i gatshëm për të zgjidhur krizën me dialog dhe marrëveshje.

“Nuk ka negociator në botë ta bëjë Edi Ramën të pranojë faktet për drogën dhe të marrë përgjegjësitë. Unë jam i gatshëm që të vazhdoj me dialogun dhe të gjejmë zgjidhje dhe shpresoj që kjo të ndodhë, por pas dy takimeve shterpë jam i bindur se Rama nuk do i bindet forcës së arsyes”, tha Basha nga çadra.

Kryeopozitari Basha foli edhe për protestën e 13 majit, të cilën e konsideroi si dita kur do të themelohet republika e re.

“Data e parë më e rëndësishme është data 13 maji, ku së bashku do të bashkohemi. Ditën e shtunë së bashku do të shpallim nga ky shesh falimentimin e Republikës së vjetër dhe themelimin e Republikës së re. Rrena nuk i lë vendin rrenës, kështu ka qenë katër vite dhe kështu do të jetë këto ditë që i kanë mbetur republikës së vjetër”, u shpreh Basha.

Basha theksoi se është bashkimi popullor ai kërkon reformën në drejtësi dhe jo kryeministri Rama me njerëzit e tij.

Kriza politike mund të zgjidhet në Kolegjin Zgjedhor? PD do ankimojë vendimin e KQZ

Të fundit