Flash News

KRYESORE

Basha: Audio-përgjimi i Agron Xhafajt është i vërtetë, për ekspertizë u çua qëllimisht materiali i marrë nga mediat

Basha: Audio-përgjimi i Agron Xhafajt është i vërtetë,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se audio përgjimi i Agron Xhafajt është i vërtetë dhe sado që t’i manipulojë hetimet mazhoranca nuk do ja dali dot.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha u shpreh se prokuroria nuk ka asnjë fakt për të dyshuar manipulimin e videos teksa shtoi se prokuroria çoi qëllimisht për ekspertizë videon e marrë nga mediat dhe jo materialin bruto.

Kreu i opozitës, renditi gjithashtu shkeljet e bëra nga prokuroria për hetimin e rastit në fjalë.

“Regjistrimi është i vërtetë, zëri është i Agron Xhafajt, sado t’i manipulojnë hetimet nuk do ja dalin dot.

Prokuroria ka çuar në Angli një kopje të marrë nga mediat dhe jo materialin bruto. Ky është veprim i qëllimshëm që ekspertiza ta ketë të vështirë ta gjejë.

Prokuroria nuk ka asnjë fakt për të dyshuar manipulimin.

Prokuroria ka bërë hetim për Agron Xhafajt pa marrë në pyetje Agron Xhafajn.

Nuk ka marrë kamerat e lokalit ku ka ndodhur takimi”, u shpreh Basha.

 

Të fundit