Flash News

KRYESORE

Basha-banorëve: Qëndresa juaj ndali qeverinë të vidhte 5 mln euro me tenderin e dytë

Basha-banorëve: Qëndresa juaj ndali qeverinë të vidhte 5 mln

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, teksa ka përgëzuar banorët e Astirit për protestën prej 89 ditësh, , është shprehur se Erion Veliaj po miraton dy akte të tjera korruptive që duhen ndaluar.

“Qytetarët vlerësojnë qëndresën e tyre në mbrojtje të ligjit dhe kushtetutës. Falë kësaj qëndrese sot është arritur fitorja tjetër. Ishte llogaritur që tenderin ta merrte një kompani tjetër me 5 mln euro më tepër ofertë se oferta më e ulët. Falë qëndresës, sot shqiptarëve i janë kursyer 5 mln euro. Ka ndodhur vetëm për shkak të qëndresës dhe protestës së pandërprerë. Nga kjo qëndresë ka përfituar çdo shqiptar, sepse nga frika Ramën e detyroi të tërhiqet nga tenderi i dytë korruptim”, u shpreh Basha.

Më tej ai shtoi se sot është koha të kujtojmë se asnjë person nuk është marrë para përgjegjësisë për Unazën e Re dhe 20 mln eurot e korruptuar si dhe për projektin e transferimit të Lumit Lana për ndërtimet 60 mln euro të trafikantit, mik i Edi Ramës.

“Në këtë situatë, opozita e ka kryer detyrën e saj. Sot jam këtu për ti bërë thirrje qytetarëve të Tiranës. Në këtë kohë që flasim erion veliaj po bën dy akte korruptive: shembjen e një pjese të Policisë Bashkiake, si dhe dhënien me koncesion të parkingjeve të Tiranës. Kjo bëhet në kurriz tuaj, ndaj ju bëj thirrje të ngrihemi të protestojmë, tek Astir, në Shkozë dhe të bashkohemi me 16 shkurt në shesh, ku siç e tha artisti I njohur: këtij mali të abuzimit dhe korrpusionit t’i jap një grusht mu në zemër, ti japim grusht pushtetit të korrupsionit të Edi Ramës”, shprehet më tej ai.

Të fundit