Flash News

KRYESORE

Basha i bashkohet protestuesve para Kuvendit; kërkesa për kreun e PD: Ngrije zërin me sinqeritet, je i pari që vjen te ne

Basha i bashkohet protestuesve para Kuvendit; kërkesa për kreun e PD:

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është bashkuar punonjësve të ‘by pass’-it të Fierit, të cilët po protestojë përpara Kuvendit, për shkak të pagesave të prapambetura.

Prania e Bashës në protestë është mirëpritur nga punonjësit, të cilët i kanë vlerësuar vendimin e tij dhe i kanë bërë thirrje që të ngrejë zërin për zgjidhjen e çështjes së tyre.

“I pari që vjen je ti, je në mesin tonë. Të bëj thirrje të ngresh zërin me sinqeritet, të ngresh zërin për të drejtat tona. Lekët duhet të vijnë në dorën tonë. Ngrije zërin fort për ne”, ishte kërkesa e protestueve për Bashën.

Prej disa javësh, punonjësit e ‘by pass’-it të Fierit mblidhen përpara Kuvendit dhe kërkojnë marrjen e rrogave të prapambetura.

Të fundit