Flash News

KRYESORE

Basha bën bilancin e Kryeministrit: “Rama 1” mbushi vendin me drogë. PD, opozita ballore, pa kompromis kundër kësaj mazhorance ilegjitime

Basha bën bilancin e Kryeministrit: “Rama 1” mbushi vendin me

Ka nisur me fjalën e liderit të opozitës, z. Lulzim Basha, seanca e sotme maratonë e Kuvendit, mbi debatin mbi programin e qeverisë “Rama 2”.

“Para 4 viteve Edi Rama erdhi si kryeministër dhe shpalli 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, rend dhe siguri, ulje taksash, hapje të negocviatave për anëtarësim me BE dhe të tjera premtime. Dje pas 4 vitesh rikthehet pa mbajtur asnjë premtim. Për këto ishin 4 vite ferri për shqiptarët. Ti kryeministër nuk dhe llogari. E di unë, e dinë shqiptarët, e di edhe ti nëse zgjedhjet do të ishin të lira ti nuk do të ishe ulur sot aty.

Për mua dhe opozitën është ora të bëjmë bilancin e munguar. Për shqiptarët është rikthyer ora e vetëdijes. Rama 1 është qeveria e parë që nuk ka sjellë asgjë për integrimin.

Beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme është betjea më jetike për vendin. Ky parlament nuk shpreh vullnetin e qytetarëve, por tjetërisimin e vjedhjen e tyre. Raportet e ODHIR-it faktojnë shitblerjen masive të votës, përdorim masiv të grupeve krimale etj.”

  

Të fundit