Flash News

KRYESORE

Basha bën një betim: Shqipëria që do të qëndrojë do jetë e shumicës

Basha bën një betim: Shqipëria që do të

Kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij para protestuesve te Kryeministria, bëri një betim. ‘Shqipëria që do të qëndrojë do jetë Shqipëria e shumicës”, tha kryedemokrati ndërsa recitoi vargje nga himni.

“Se Zoti vetë e tha me gojë, se kombet shuhen përmbi dhe por Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë, luftojmë ne”, tha Basha.

Më tej ai u shpreh se po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Lumi i sovranit e ka rrethuar ishullin e padrejtësisë si kurrë më parë sonte. Ja ku jeni! Ja ku jemi, më shumë se kurrë më parë, më të bashkuar se kurrë më parë. Më të vendosur se kurrë më parë, më të fortë se kurrë më parë, kundër padrejtësisë, kundër korrupsionit. Bashkë me këtë vërshim të paparë e të padëgjuar për Tiranën dhe bulevardin Dëshmorët e Kombit, me këtë bashkim zemrash dhe vullnetesh, burrash dhe grashë fisnikë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet. Po bie muzgu i zi për bandën e korrupsionit më të paparë, të padrejtësive dhe krimeve më të përbindëshme ndaj shqiptarëve që nga koha e pushtuesve më mizorë, nuk kanë parë shqiptarët një pakicë dhe një kryekriminel kaq barbar dhe urryes ndaj popullit të tij. Një njeri që hyn në histori, si njeriu që hodhi gaz në shtëpitë e qytetarëve, në shtëpitë e fëmijëve të tyre, që nisi rruspat për tu prishur shtëpitë, për të pasuruar veten e tij dhe krimin e organizuar që e ka ulur në institucionet e republikës sonë. Ky muzg është muzgu i bashkimit më të madh të shqiptarëve, mbi rrënojat e pushtetit kriminal të Edi Ramës. Rama ik!

Të fundit