Flash News

KRYESORE

Basha bën premtimin e rëndësishëm për të rinjtë e Kukësit, u rikthen atë që Rama ua mohoi si kryeministër

Basha bën premtimin e rëndësishëm për të

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka premtuar sot në Kukës se me fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit, qeveria e drejtuar prej tij do të hapë Universitetin e Kukësit.

Basha e bëri këtë premtim për të rinjtë kuksianë, të cilëve u garantoi më shumë vëmendje në mënyrë që ata të mos braktisin vendin.

“Ne do bëjmë të mundur hapjen dhe vënien në funksionim të plotë të Universitetit të Kukësit, si një qendër e rëndësishme rajonale”, u shpreh Basha.

Filali i Universitetit të Tiranës në Kukës u mbyll përfundimisht në 2016-ën, ndërsa qeveria nuk vendosi kuota që në vitin 2014-të. Deri përpara mbylljes në Kukës studionin rreth 1100 të rinj në Fakultetet e Administrimit të Biznesit, Infermierisë dhe Gjuhës Angleze.

Basha komenton kandidimin Safet Gjicit në Kukës: Mendoni se vjen si socialist në listë?

Të fundit