Flash News

KRYESORE

"Basha bëri mirë që tërhoqi qytetarët", ish-ministri: Çfarë pashë sot mes turmës së protestuesve

"Basha bëri mirë që tërhoqi qytetarët",

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ditën e sotme ka qenë i pranishëm në protestën e opozitës. I ftuar në emisionin "Kjo Javë" në News 24 ai shprehet se gjatë gjithë kësaj kohe opozita ka bërë detyrat e saj duke denoncuar herë pas here skandalet e drogës.

“Opozita ka bërë detyrat duke denoncuar trafikun e dorgës që është fenomeni më shqetësues, që na lë jashtë Europës dhe na vë njollën më të zezë. Detyra kulmoi sot shpresoj që detyra të vazhdojë. Sepse kemi një qeveri monopartiake që bën propagandë dhe që shfaqet si një qeveri që zhduk prova e gjurmë.

PD ka bërë punë të vazhdueshme. Unë isha sot në protestë. Unë isha në protestë. Ishe e baraspeshueshme me protestën e mëparshme. Mllefi u menaxhua mirë sot. Unë isha në mes të njerëzve, njerëz që shprehnin një potencë opozitare. Që nuk vlerësohet nga droni”, u shpreh Manjani.

Më tej ai shton se shpreson që kjo detyrë e opozitës të mos përfundojë sot. Manjani tha më tej se Basha bëri shumë mirë që sot tërhoqi turmën.

“Mund të ndodhte çdo gjë nëse Basha nuk i tërhiqte njerëzit, ai bëri shumë mirë që i tërhoqi”, tha më tej Manjani.

 

Të fundit