Flash News

KRYESORE

Basha: Bllokimi i akseve është jo vetëm sakrificë, por investim për të zhbllokuar rrugën e Shqipërisë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas protestës së sotme të opozitës, ku në mbarë Shqiëprinë u bllokuan  12 akse rrugore.

Sipas Bashës, Bllokimi i akseve është jo vetëm sakrificë, por investim për të zhbllokuar rrugën e Shqipërisë.

Reagimi i Lulzim Bashës në Facebook:

Vetëdijësimi kombëtar përmes bllokimit të akseve rrugore si akt i mosbindjes civile është padyshim një sakrificë. Por është mbi të gjitha një investim për të zhbllokuar një rrugë tjetër, jetike për çdo shqiptar, rrugën drejt sigurisë, rrugën drejt punësimit, rrugën drejt dinjitetit dhe çlirimit nga frika dhe pasiguria, rrugën e çlirimit të Shqipërisë nga krimi dhe korrupsioni, rrugën e Shqipërisë si e gjithë Evropa.

Rezistenca shembullore në Elbasan, në Shkodër, në Vlorë, në Durrës, në Gjirokastër, në Berat, në Korçë, në Dibër, në Kukës, padyshim në Tiranë dhe në Lezhë, tregon vetëdijësimin e qytetarëve për të marrë në dorë fatin e tyre, vetëdijen tuaj se askush tjetër nuk mund të jetë zot në shtëpinë tuaj, përveçse vetë ju, qytetarët e lirë të këtij vendi.

Sovrani është sot garancia numër 1, se beteja jonë e drejtë, kauza jonë për liri dhe demokraci do të ketë vetëm një përfundim: mposhtjen e klikës, largimin e Edi Ramës, zgjedhje të lira dhe të ndershme, fitoren e shqiptarëve të bashkuar.

Të fundit