Flash News

KRYESORE

Basha: Burrin nuk e bën veshja, politikanët që impresionojnë me stilin trendy shkaktojnë drama të mëdha për popullin e tyre

Basha: Burrin nuk e bën veshja, politikanët që impresionojnë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Zonë e Lirë’. Një ndër pyetjet që gazetari Arian Çani i drejtoi Bashës ishte sa i takon stilit të veshjes.

Basha tha se ai ndjek një qëndrim që burrin nuk e bën veshja dhe aq më pak politikanin.

Biseda

Çani: Si ka mundësi që i qëndroni kaq strik stilit të veshjes, stilit klasik?

Basha: Unë kam stilin tim që është stili klasik. Pra, mund të thuash që nuk është cool, por është dhe cool kur është brenda klasikut. Tani trendy, është dicka për rininë dhe rinia mund ta ndjekë trendy. Kur vjen në një moshë të maturuar, unë ndjek një qëndrim që burrin nuk e bën veshja, aq më pak politikanin e bën veshja. Madje ta çoj një hap më tutje, duhet ti ruhesh politikanit që mundohet të impresionojë përmes ndryshimeve trendy të pamjes së jashtme…

Çani: Ed Rama zakonisht e bën..

Basha: … sepse zakonisht këta janë njerëz që shkaktojnë drama të mëdha për popullin e tyre.

Të fundit