Flash News

KRYESORE

Basha çel fushatën në Pogradec, ironizon subvencionet e qeverisë 'Rama': Do investojmë 100 milion euro për fermerët jo për buzëkuq

Basha çel fushatën në Pogradec, ironizon subvencionet e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha çeli sot fushatën në Pogradec.

Basha tha se Republika e re do të bëjë ndryshimin duke rikthyer punën duke investuar 100 milonë euro në mbështetje për fermerët shqiptarë që prodhimet të kthehen në punësm dhe në vlerë dhe të mos mbeten pa shitur. Kryedemokrati ironizoi subvecnionet e qeverisë 'Rama' dhe shtoi se Republika e re do investojë për punësim dhe pastaj do të kthehet tek buzëkuqi dhe manikyri.

“Republika e re nuk është thjesht ideja ime është vullnet i përbashkët që nis kur qytetarët ulin kokën para politikënëve. Dhe një vend ku qytetarët ulin kokën para politikanëve nuk është europian dhe në Republikën e re ndryshimet kushtetuese që do të bëjnë të mundur zgjedhjen e deputetëve nga qytetarët dhe shkarkimin e tyre në mes të mandatit nëse nuk iu shërben. Sa më takon mua ky rregull duhet përdorur edhe  për kryeministrin, nuk pritet 4 vjet. Kur ju nuk paguani OSHEE ju pren dritat, kur Rama nuk mban premtimet ju duhet të prisni 4 vjet, jo. Republika e re do bëjë ndryshimin që fijet ti ketë në dorë populli për një politikë të fortë dhe të nesërme të sigurt. Unë do të jem kryeministri i ekonomisë, do të filloj me uljen e taksave.

Vendimi i parë ulja e TVSH 9%, mbi 400 milion euro do mbesin në xhepat tuaj.

Së dyti ne do të hapim vende pune, fabrika dhe shteti do të bashkëfinancojë. Për mua nuk do të ketë asnjë qëllim më të lartë se hapja e vendeve të punës. Kur them do luftoj kam parasysh armët, por gjithçka tjetër përveç armëve” tha Basha.

 

 

 

Të fundit