Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alban Daci
Populizmi është një term që është përdorur fillimisht në anglisht për shkak të lëvizjeve të qytetarëve në kërkim të drejtave dhe lirive kundër establishmentit. Më pas është spostuar në Rusi nga lëvizjet e të rinjve për lëvizjet socialiste dhe të barazisë. Megjithatë, kantieri më i madh i formave të populizmit mbetet, sigurisht Demokracia Amerikane, ku ishin pikërisht lëvizjet popullore dhe të qytetarëve që shënuan progres për barazinë gjinore dhe për të drejtat e liritë e individit.
Megjithatë, populizmi është shoqëruar edhe me opinion negative, duke pasur parasysh se lëvizje të tilla për të ndryshuar rendin dhe elitat duke i zëvendësuar ato me rende dhe me elita që ishin ndryshe, të reja, por që sollën pasoja të rëndë kundër progresit për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, apo edhe për progesin demokratik. Këtu kemi të bëjmë me lëvizjen populiste që sollën në pushtet Musolinin, Hitlerin apo edhe diktaturën në Argjentinë. Këta janë vetëm disa shembuj, për të kuptuar se populizmi, është e vërtetë që bën rotacion elitash, por jo gjithmonë këto ndryshime janë pozitive dhe të nevojshme për progresin njerëzor.
Çfarë është në thelb Populizmi? Elitat politike dhe modelet politike ashtu si cikli njerëzor, kanë një fillim, por edhe një përfundim. Sa më shumë qëndron në pushtet një elitë politike duke aplikuar gjithmonë të njëjtin model politik, aq më shumë ajo shkëputet nga realiteti, shterret nga idetë dhe, mbi të gjitha, nga dëshira për të qeverisur me pasion dhe me energji vendin. Pasioni dhe energjitë janë elementë shumë të rëndësishëm për të sfiduar pengesat dhe për të arritur suksesin.
Kështu ndodh edhe me elitat politike dhe modelet politike përderisa këto përbëhen dhe funksionojnë mbi bazën e faktorë dhe cilësive njerëzore. Shterrja e energjive, humbja e pasionit, kthimit i melankolisë, jetëgjatësia në pushtet, krijojnë të gjithë rezultatet negative për të qeverisur një vend. Rritet menefregizmi i politikës ndaj qytetarëve, rritet prepotenca e tyre dhe bashkë me të edhe korrupsioni dhe të gjitha këto japin një rezultat të vetëm e të përbashkët, keqqeverisje.Kjo e fundit rrit pakënaqësinë e qytetarëve. Populizmi rrit ndjenjën emotive, urrejtjen e qytetarëve ndaj klasës dhe modelit politik dhe për pasojë, racionalizmi nuk është më i mjaftueshëm, dhe rregullat klasike bëhen si paranojë kryesore përballë qytetarëve të pakënaqur.
Modeli politik dhe elitat politike në Perëndim janë në situatën e mësipërme, kanë një kohë të gjatë që janë pjesë e vetme e establishmentit, nuk afrojnë modele të reja, nuk kanë pasion dhe energji për të qeverisur, janë të dhjamosur me korrupsion, kanë doza të larta menfregizmi ndaj qytetarëve dhe për pasojë po keqeqeverisin. Kjo situatë ndër vite ka rritur pakënaqësitë e qytetarëve, që me kalimin e kohës nga barku i tyre kanë ushqyer ndjenjat e tyre populiste të revoltës kundër modelit dhe elitës politike. Populizmin e ka ndihmuar në rritjen e tij edhe kriza ekonomike.
Populizmi nuk është zgjidhja apo progresi, por reagimi i revoltës të qytetarëve kundër elitës politike që është larguar nga ata. Pra, populizmi nuk është zgjidhja, por është një protestë, një reagim emocional që në shumicën e rasteve nuk ka ide konkrete apo program konkret për të qeverisur, por ka vetëm një synim, të ndryshojë establishmentin dhe të krijojë kaos. Siç historia na ka mësuar, në situatat e populizmit, ka gjithmonë persona që kanë cilësi të lindura karizmatike të liderit dhe që gjenden në momentin dhe vendin e duhur për të arritur pushtetin.
Kush është ndryshimi i raportit që ka populizmi me pushtetin dhe establishmenti me pushtetin? Për populizmin, pushteti është objektivi i vetëm për të bërë ndryshimin. Pra, populistët e konsiderojnë pushtetin si mekanizëm për të sfiduar elitën dhe modelin politik. Në thelb populistët nuk e kërkojnë pushtetin për qeverisje, por për të krijuar kaos dhe për të sfiduar rendin dominues. Ndërsa establishmenti e kërkon pushtetin si mekanizëm qeverisjeje për të krijuar dhe për të ruajtur privilegje dhe vazhdimësi.
Në fillim të viteve ’90 ishte pikërisht Italia që përmes Berluskonit dhe Bosit ushqyen dhe krijuan shpresat reale të populizmit, jo vetëm për të rrëzuar establishmentin, por edhe për të krijuar një model të ri establishmenti. Situata në Itali e ndihmoi lindjen dhe rritjen e populizmit falë edhe skandaleve të vazhdueshme të sistemin të vjetër politik e partiak italian që u kulmua me “Tangetopolin” dhe “Mani Pulite”. Populizmi mbeti dhe u bë si trend në Itali, Europë dhe në SHBA, për shkak edhe të fenomeneve globale si terrorizmi dhe emigracioni që në fakt mund të konsiderohen fenomene që u stimuluan nga establishmenti, i cili për shkak se ishte më pa pasion, energji, i shkëputur nga realiteti, me doza menefregizmi ndaj qytetarëve, nuk arriti tu japë përgjigjen koherente dhe efikase.
Populizmi Italian dhe ai Europian janë të natyrës emotive, të ardhur nga pakënaqësia e qytetarëve që kanë ndaj klasës politike. Po në Shqipëri çfarë po ndodh? Shqipëria me një të kaluar diktatoriale dhe me një demokraci në tranzicion nuk kishte një establishment apo një elitë të mirëfilltë politike. Cikli i formimit të elitave politike mbeti një proces në tranzicion ashtu si vetë procesi i demokratizimit të vendit. Shqiptarët nuk kishin eksperiencë për rotacion pushteti, për elita politike dhe për pasojë, modeli politik i afruar në këto vite tranzicioni nuk është analiza në dimensionin qytetar, ashtu siç duhet.
Gjërat duket se kanë ndryshuar edhe në Shqipëri. Kur një vend shikon vetëm veten në pasqyrë nuk prodhon alternativa dhe modele të reja, duke pranuar si të mirëqenë modelin ekzistues. Nevoja e integrimit të Shqipërisë dhe frika e dështimit të një integrimit të tillë, ka bërë që qytetarët të vendosin elitën politike në krahasim me veten dhe me të tjerët.
Në Shqipëri kemi një formë të re populizmi dhe, kjo me siguri lidhet me cilësitë dhe me formimin e liderit të Opozitës, Lulzim Basha. Profili i këtij të fundit lidhet me formimin e tij të lidershipit klasik europian dhe në thelb është respekti për institucionet dhe Shtetin. Këto cilësi e kanë frymëzuar Bashën që të nisë dhe të çojë përpara një proces shumë të rëndësishëm dhe që duket fitues: Populizmin institucional.
Pra, Basha nuk kërkon ndryshime emotive për të krijuar kaos dhe për të sfiduar establishmentin, por ai kërkon që duke përdorur forcat e institucioneve dhe metodat institucionale në respekt të Shtetit, të sjellë ndryshimet e nevojshme në lidership dhe në klasën/modelin politik. Modeli i Bashës mund të konsiderohet “populizëm institucional”, paqësor për të ndryshuar në mënyrë institucionale dhe përmes mjeteve demokratike një model politik që prodhon arrogancë, menefregizëm, korrupsion dhe në finalitet keqqeverisje.
Betejat institucionale të Bashës kundër kriminalitetit në Politikë përmes betejave parlamentare, përmes komunikimit me qytetarët dhe, po ashtu edhe përmes mekanizmave të tjerë që ofron Parlamenti si institucion, kanë krijuar perspektivë reale për të ndryshuar modelin dhe elitën politikë të establishmentit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38