Flash News

KRYESORE

Basha citon Deklaratën e Pavarësisë për të uruar amerikanët

Basha citon Deklaratën e Pavarësisë për të uruar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përcjellë urimin e tij me rastin e 242-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Në rrjetin social Facebook, Basha ka uruar popullin amerikan duke cituar një paragraf nga Deklarata e Pavarësisë së SHBA.

“ ‘Ne i mbajmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë pajisur nga Krijuesi me të drejta të patjetërsueshme, se midis këtyre të drejtave janë Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë’.

Me këto fjalë monumentale nga Deklarata e Pavarësisë së SHBA i uroj të gjithë miqtë tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korrikun, Happy 4th of July!”, shkruan Basha në rrjetin social Facebook.

Të fundit