Flash News

KRYESORE

Basha citon prokurorin italian: Pse është detyra jonë të largojmë politikanët e lidhur me krimin?

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një postim në rrjetin social Facebook, ka dhënë arsyet se pse është i nevojshëm vettingu në politikë.

“Pse është detyra jonë të largojmë politikanët e lidhur me krimin?”, shkruan Basha, teksa ka postuar fjalët e prokurorit italian, Paolo Borsellino, ku thotë ‘ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm! Jo! Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucioneve që të flakin politikanët e afërt me mafian, për të qenë të ndershme dhe për tu shfaqur si të tilla’.

 

 

Të fundit