Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Basha çon Çollakun në ceremoni dhe nxjerr Gerti Bogdanin të bëjë status kundër memorialit turk
Duket sikur u kalua pa shumë bujë, por ngritja e një memoriali në zemër të Tiranës për të nderuar viktimat e komplotit të 15 korrikut 2016 në Turqi ka ngjallur jo pak debate.
Të shumta ishin reagimet revoltuese kundër këtij memoriali, ku janë gdhendur emrat e të rënëve turq te Liqeni i Tiranës.
Të pranishëm në ceremoninë e përurimit organizuar nga ambasada turke kishte edhe përfaqësues politikë, konkretisht nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, si dhe Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PD, njëherësh kreu i Departamentit të Politikës së Jashtme pranë PD.
Ceremonia u mbajt më 15 korrik, por kaloi pa shumë zhurmë deri sa “shpërtheu” rrjeti. Ishte ky momenti kur PD, e drejtuar nga Lulzim Basha nuk e kaloi në heshtje, por shtyn Gerti Bogdanin të bashkohet me të indinjuarit jo të pakët, vetë pasi rasti u bë publik.
Nën cilësinë e sekretarit të marrëdhënieve me jashtë në PD, Bogdani e cilëson si cenim të sovranitetit dhe gafë të rëndë diplomatike vendosjen e memorialit, duke “harruar” se në atë ceremoni pati përfaqësues edhe vetë PD.
Çfarë shkruan Bogdani në rrjetet sociale:
Ate pak park artificial qe kemi vazhdojne ta mbysin e ta kafshojne. Njehere e kafshuan duke bere kulla, pastaj e mbyten duke hedhur beton me ato qe kryetari i bashkise i quan 'lodra', tani me memoriale e pas pak muajsh perseri me betonin e kullave te oligarkeve reth e rrotull universitetit.
Por me lajmin dhe inagurimin e sotem problemi eshte me i madh se thjeshte shkaterrimi i parkut. Ne kete rast eshte cenimi i sovranitetit!
Per te qene i qarte qe ne fillim, sepse jam i sigurt qe etiketimet nuk do te mungojne; se pari vleresoj miqesine dhe marredhenien e shkelqyer mes popullit shqipetar dhe atij turk keto 100 vite e kusur pavaresi te Shqiperise; se dyti ky qendrim nuk ka lidhje as me mbajtjen ane ne nje konflikt rrymash e individesh, sepse nuk eshte problem shqiptar; dhe se treti cdo shqiptar i ndershem, patriot dhe jo i shitur kete qendrim do mbante (te shprehur me ze, apo menduar ne heshtje).
Memoriali i inaguruar nga nen kryetari i Bashkise se Tiranes, edhe me prezencen e ndonje perfaqesuesi tjeter politik, eshte thjeshte nje gafe e rende diplomatike dhe cenim i sovranitetit kombetar! Nderimi i te reneve per mbrojtjen e demokracise se nje vendi duhet te ngrihet ne ate vend, jo gjetiu. Ndaj, eshte gabim ngritja e tij ne Tirane, sepse nuk tregon nivelin e larte te marredhenieve mes dy vendeve, por vasalitetin mes tyre.
Per kete gafe te Kryetarit te Bashkise duhej te ishte shprehur menjehere ministri yne i jashtem z.Rama, por duket qe gojen ia kane kycur me kohe. Ose, duhej te ishte shprehur se paku ministri i jashtem ne detyre, i cili edhe pse mezi i reciton i ka per zemer Rilindasit, por edhe ky duket se nga hera e ka ngrene lugen e çorbes gatuar me miell serbie.
E meqe permenda Rilindasit, para disa kohesh dikush shprehej se po te shihte Skenderbeu Shqiperine ne 600 vjetorin e tij, do t'i mbusheshin syte me lot; besoj se po ta shihnin dhe ata qe mbaruan ate qe nisi Skenderbeu, pra Rilindasit, edhe atyre do t'u perloteshin syte! Por kjo nuk do te thote qe kete vend te vazhdojne ta qeverisin palaço medioker e njerez te shitur, ka ende kohe dhe shprese qe dinjitetin e ketij vendi ta çojne ne vend ato qe realisht i thone vetes SHQIPETAR!
Sidoqofte shashka si keto nuk mund t'i mbulojne kurresesi aferat dhe zullumet disa qindra milioneshe te korrupsionit te kesaj qeverie.
Flet Bujar Kapexhiu: Pse mora pjesë në ceremoninë e memorialit turk në Tiranë