Flash News

KRYESORE

Basha darkë me intelektualët, gazetari zbardh takimin: Opozita shqiptare nuk është emision i tipit ‘Opinion’

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmë në një darkë personalitete të njohur të artit dhe intelektualë, në një nga baret e Tiranës.

Ata u bënë pjesë e lëvizjes #edhe unë, duke shprehur hapur refuzimin e 30 qershorit.

Gazetari Rudi Erebara, i pranishëm në këtë mbrëmje ka zbardhur detaje se mbi çfarë është diskutuar dhe se cilat janë konkluzionet e arritura.

“Ne si Aleance e teatrit u takuam me Zotin Lulzim Basha. Jo vetem kaluam mire, por patem ne pergjithesi paralele te rendesishme sic jane:

1. Demokracia eshte paqe edhe jo lufte.

2. kush do lufte ta beje ne jemi kunder.

3. Kuota qe duhet te arrijme te gjithe bashke eshte 80% e shqiptareve jo e Partise Demokratike, as e opozites.

4. Keto behen edhe pa fituar apo humbur Lulzim Basha.

5. Disa nga ne mendojne ne menyre absolute se emigrantet qe kane nenshtetesi te huaj, nuk duhet te votojne me ne Shqiperi. Kjo mbetet per t'u zbatuar.

6. Opozita shqiptare nuk eshte emision i tipit Opinion.

7. Opozita shqiptare nuk eshte opinion. Eshte propozim elektoral.

Kaq”, shkruan gazetari.

Të fundit