Flash News

KRYESORE

Basha i del në krah Berishës: Shullazi dhe Tahiri u koordinuan për t’i marrë dëshminë

Basha i del në krah Berishës: Shullazi dhe Tahiri u koordinuan

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka dalë në krah deputetit Sali Berisha pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të kërkuar dëshmin e tij për kërcënimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Në seancën e gjyqit, ishte fillimisht ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ai që kërkoi dëshminë e Berishës, dhe më pas të njëjtën kërkesë e përsëriti i akuzuari Emiljano Shullazi.

Për Bashëm, këto kërkesa janë përpjekje e koordinuar e Tahirit dhe Shullazit, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, për të larguar vëmendjen nga krimet dhe trafiqet.

“Sajmir Shullazi dhe Emiliano Tahiri në sintoni të plotë me njëri tjetrin kërkojnë dëshminë e Sali Berishës. Kjo natyrisht nuk është rastësi por një përpjekje e koordinuar mes dy ortakëve me urdhër të Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga krimet dhe trafiqet ku janë përfshirë së bashku. T’i kërkosh Edi Ramës të luftojë krimin e organizuar është njësoj si t’i kërkosh të luftojë vetveten”, shprehet kreu i opozitës.

Shullazi do përballjen me Berishën, Gjykata pranon kërkesën për dëshminë e ish-kryeministrit

Zhvillohet përballja e parë Shullazi-Tahiri, si u soll ‘i forti’ përpara ish-ministrit dhe çfarë u tha në gjyq

Të fundit