Flash News

KRYESORE

Basha denoncon darkën e zyrtarëve të PS: Ja kë panë dy miqtë e mi të huaj në restorantin luksoz

Basha denoncon darkën e zyrtarëve të PS: Ja kë panë dy

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka denoncuar luksin e shfrenuar që shfaqin deputetët dhe ish-ministrat e Partisë Socialiste. Basha tha në Kuvend, se dy miq të tij të huaj, mbrëmjen kur deputetët socialistë votuan kundër heqjes së imunitetit të Tahirit, deputetët socialistë darkonin në restorantin luksoz në kryeqytet.

Sipas kryeopozitarit, këta deputetë kanë qenë gjithnjë rrogtarë të shtetit, por sot jetojnë si sheik në vendin më të varfër të Europës.

“Ka një të vërtetë tjetër. Mbrëmjen e ditës kur deputetët socialistë të Këshillit Mandateve vendosën për të mos i hequr imunitetin Saimir Tahirit, dy miq të mi të huaj darkuan në një prej lokaleve më luksoze të Tiranës, që për çudi të tyren por jo timen, dy tavolinat e vetme të zëna në restorant kishin në krye deputetë socialistë. Në një tavolinë, njëri në shoqëri të hareshme pinte puro kubane dhe konjak të zgjedhur, në tjetrën një ish-ministër i yti darkonte me verë që kushton sa rroga minimale në Shqipëri. Dy deputetë, pothuajse rrogtarë të shtetit, që në jetën e tyre nuk e kishin parë këtë luks por që sot jetojnë si sheik në mes të vendit më të varfër të Europës”, deklaroi Basha.

Basha e shpall qeverinë ‘de facto’ të vdekur: Narko-politikanët janë të paprekshëm, të varfrit arrestohet për një cigare hashash

 

Të fundit