Flash News

KRYESORE

Basha denoncon ‘gjobëvëniet mediatike’: Pronarët e televizioneve paguhen me shuma të majme

Basha denoncon ‘gjobëvëniet mediatike’: Pronarët e

Në emisionin ‘Open’, Lulzim Basha ka folur edhe për ‘gjobëvënien mediatike’ në Shqipëri. Duke iu referuar investigimit të Top Channel për hec-et në Luginën e Valbonës, Basha kërkoi që këto investigime të shtrihen edhe në fusha të tjera sepse në të kundërt lindin dyshimet e gjobëvënies.

Sipas Bashës, pronarët mediave paguhen me shuma të majme nga biznesmenët, të cilët gjobiten dhe kërcënohen nga televizionet.

“Që të mos ngrihen dyshimet e gjobëvënies mediatike, denoncimet të shtrihen në të gjitha fushat. Gjobëvënia është një problem, pasi materiali denoncohet dhe pastaj zhduket nga qarkullimi. Sipas informacioneve tona, pronarëve të mediave u paguhen shuma të majme. Gjobëvënia mediatike është produkt i politikanëve të korruptuar. Gjithçka këtu nis nga korrupsioni në politikë”, theksoi kreu i PD-së.

Përfshiu emrin e Bashkim Ulajt në listën e abuzuesve, Lulzim Basha “godet” biznesmenin edhe te hec-et e Valbonës

Po Saimir Mane a është oligark që ka abuzuar? Ja si përgjigjet Lulzim Basha në emision

Të fundit