Flash News

KRYESORE

Basha denoncon projektin e ri në qendër të Tiranës: 600 m rrugë do na kushtojë 5 mln euro, korrupsioni me Fusha shpk

Basha denoncon projektin e ri në qendër të Tiranës: 600 m

Kreu i PD, Lulzim Basha ka denoncuar projektet e qeverisë Rama si modele të vjedhjesh. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha thotë se këto projekte koncesionare janë fryrja e kostove që më pas ndahen me mes qeveritarëve dhe kompanitë pranë tyre.

“Para një muaj denoncova qasjen e fundit të grabitjes së pasurive dhe parave publike të shqiptarëve nga Edi Rama. Modeli i tij është një model tipik i regjimeve të korruptuara në botë:

Fryn koston e projekteve publike, merr mbrapsht nga klienti paratë mbi kosto.

Në anglisht këto quhen skema KICK-BACK

Të gjitha koncesionet e Edi Ramës janë të tilla:

FRY KOSTON DERI DISA HERË, JEPUA TENDERIN KLIENTËVE, PASTAJ NDAJ ME KLIENTËT PARATË MBI KOSTO.

Kjo shpjegon se pse rrugët që do të ndërtohen në Shqipëri kushtojnë disa herë më shumë se ato në Europën perëndimore edhe pse me cilësi shumë më të dobët”, thotë Basha.

Ai denoncon se për ndërtimin e rrugës në bulevardin Zogu i Parë do t’u kushtojë shqiptarëve 5 milionë euro në bashkëpunim me kompaninë e përfolur Fusha shpk.

“Kjo shpjegon se pse 600 metra bulevard nga Sheshi Skënderbej tek Stacioni i Trenit do të kushtojë shqiptarëve mbi 5 milionë euro. Nuk bën më shumë se 1 milionë euro. 4 milionë euro do të ndahet mes Fushës dhe Edi Ramës.

Kjo shpjegon pse rruga Milot-Balldre vetëm 17 kilometra do t’u kushtojë shqiptarëve 256 milionë euro.

Presidenti i Republikës e ktheu ligjin e këtij koncesioni, një vendim që e përshëndes, duke zbuluar se si sipas vetë burimeve zyrtare kosto u rrit artificialisht me mbi 50 milionë euro, veprim që e përshëndes. Rritja faktike e kostos është afro 150 milionë euro pra 3 fish. Ky është Kick-back I Milot Balldre, përfitimi që do të ndajë Edi Rama me oligarkun.

Studimi i fizibiliteti të vetë qeverisë ka treguar se në fakt kostoja e rrugës Thumanë - Kashar është fryrë me 100 milionë euro. Në fakt është mbi 220 milionë euro. Ky është ryshfeti I Thumanë Kashar.

Modeli i fryrjes së kostos tregon pse rruga Dukat Orikum me një korsi dhe vetëm 14 kilometra do të kushtojë 70 milionë euro, kur kostoja e saj nuk është më shumë se 20 milionë euro. 50 milionë euro do të ndahen midis oligarkëve dhe Edi Ramës.

Ky model fry koston, dhe vidhi me klientët të gjitha paratë shtesë është përdorur në çdo koncesion që ka dhënë Edi Rama”, thotë Basha.

Të fundit