Flash News

KRYESORE

Basha denoncon skandalin me ndihmën ekonomike: Në Shqipëri po ndodh ‘Holokausti’, Rama dhe Manastirliu janë përgjegjës. Kërkoj ndihmën e medieve

Basha denoncon skandalin me ndihmën ekonomike: Në Shqipëri po

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka denoncuar heqjen nga lista e ndihmës ekonomike të dhjetëra familjeve në gjendje të mjerueshme dhe që po vuajnë për bukën e gojës.

Në një dalje për mediet pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, kryedemokrati theksoi se kjo situatë është një emergjencë kombëtare sepse qeveria e kryeministrit Edi Rama po çon drejt zhdukjes dhe drejt emigracionit një numër të madh shqiptarësh që nuk kanë të ardhura për bukë dhe për të ngrohur shtëpitë.

Për të sensibilizuar opinion publik për atë që Basha e quan ‘Holokausti i Edi Ramës’, kreu  i opozitës i bëri thirrje medieve që ta kenë këtë çështje në qendër të vëmendjes.

“Bëhet fjalë për familje që ndodhen në pikën më të ulët të mbijetesës, prindër të papunë, fëmijë që ndodhen në gjendje të mjerueshme për bukën e gojës, shpesh herë edhe në gjendje të mjerueshme shëndetësore, të cilët, në mënyrë të pashpjegueshme, në mënyrë kriminale, janë hequr nga lista e ndihmës ekonomike, e vemtja e ardhur me të cilën mbanin frymën gjallë. Kjo është dramë njerëzore por edhe një emergjencë kombëtare. Jemi i vetmi i vend sot në botë që ka çuar drejt zhdukjes dhe emigracionit, me vullnetin e Edi Ramës dhe marionetës së tij në krye të ministrisë së Shëndetësisë, një përqindje të madhe të bashkëqytetarëve të cilët sot nuk kanë ushqimin e përditshëm, ilaçet dhe paratë për të ngrohur shtëpitë e tyre. Kemi një kryeministër që po përdor metoda naziste dhe spastrimi ndaj shqiptarëve, ndaj popullsisë së vet. Një pjesë e madhe e këtyre qytetarëve i janë drejtuar opozitës por ajo që kemi parë është vetëm një fraksion i tmerrit që po përjetojnë këto familje në mënyrë të përditshme. Unë kam një thirrje ndaj medieve, kemi ditë që me strukturat tona po mundohemi të evidentojmë përmasat e këtij holokausti, por u bëj thirrje ta vendosni këtë temë në qendër të vëmendjes tuaj. Jetë njerëzore në rrezik. Edi Rama u ka dhënë vetëm një mundësi, ose të shuhen dhe të vdesin, ose të largohen dhe bëjnë një tjetër valë refugjatësh. Ministrja duhet çuar në ndjekje penale dhe mban të fshehur kriteret mbi bazën e të cilave u hoqën nga ndihma ekonomike këto familje”, u shpreh Basha.

Të fundit