Flash News

KRYESORE

Basha dërgon deputetin Gjunkshi pranë nxënësve të Shupenzës: Keqardhje për pasigurinë në shkolla

Basha dërgon deputetin Gjunkshi pranë nxënësve të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur keqardhjen për ngjarjen e ndodhur në Shupenzë të Dibrës, ku rreth 60 nxënës u asfiksuan gjatë orës së mësimit nga gazi karbonik. Basha u ka uruar shërim të shpejtë të rinjve dhe ka dërguar deputetin Xhemal Gjunkshi për të qenë pranë tyre.

Kryeopozitari ka shprehur gjithashtu keqardhjen dhe revolen për pasugrinë në ambientet e shkollave, duke vënë në rrezik jetën e nxënësve.

Reagimi:

Po ndjek nga afer gjendjen e nxenesve te gjimnazit te Shupenzes, te asfiksuar ne oren e mesimit nga gazi karbonik. Duke ju uruar sherim sa me te shpejte te rinjve qe po marrin mjekim ne Bulqize dhe Peshkopi si dhe per nxenesen e sjelle ne Tirane ne gjendje me kritike se te tjeret, shpreh keqardhjen dhe revolten per ​pasigurine e ambjenteve qe vene ne rrezik shendetin e nxenesve ne shkolla. Investimet ne shkolla nuk mund te behen pjese e babezise qeveritare qendrore apo lokale. Deputeti i Partise Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ndodhet ne Diber per te qene prane nxeneseve dhe familjareve te tyre dhe per te marre informacion te detajuar mbi pergjegjesit e asfiksimit te 60 nxenesve te Shupenzes.

Të fundit