Flash News

KRYESORE

Basha i dërgon një mesazh të prerë LSI-së: Ta keni të qartë, koha e matrapazëve përfundon më 25 qershor

Basha i dërgon një mesazh të prerë LSI-së: Ta keni

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka dërguar mesazh të qartë LSI-së dhe atyre që flasin për një koalicion të mundshëm mes këtyre dy forcave pas zgjedhjeve parlamentare. Basha theksoi se koha e matrapazëve politikë dhe pazareve nuk do funksionojë me PD-në. Ai tha se kjo situatë do përfundojë më 25 qershor.

“LSI ta ketë të qartë se edhe koha e matrapazëve politikë, e atyre që blejnë klysh dhe shit qenë, mbaron më 25 qershor. Dijeni se votat për këto parti janë vota të hedhura në det sepse kurrmë pazari bli klysh dhe shit qenë nuk do të vlejë me PD-në. Opozita është bashkuar, ata janë të përçarë. Ne jemi të vendosur”, u shpreh Basha nga qyteti Sarandës ku hapi fushatën e opozitës për zgjedhjet e përgjithshme.

Basha çel fushatën në Sarandë: 25 qershori dita për të tharë moçalin që ka zënë tokën e bukës së shqiptarëve

Të fundit