Flash News

KRYESORE

Basha dhe Berisha përshëndesin miratimin e gjuhës shqipe në Maqedoni: Sukses i bashkëpunimit dhe fitore historike

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka prshëndetur miratimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedini dhe shprehet se ky është një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoni.

Basha gjithashtu ka vlerësuar dhe qëndrimin e forcave politike maqedonase të cilat mbshtetën këtë ligj.

Reagimi i Bashës:

Miratimi i sotëm i ligjit të gjuhës shqipe nga parlamenti i Maqedonisë është një hap i rëndësishëm përpara në realizimin e statusit të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë.

Përshëndes këtë hap si një sukses i bashkërendimit dhe bashkëpunimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoni.

Vlerësoj qëndrimin e forcave politike Maqedonase që mbështetën me votën e tyre këtë ligj, i bindur se kjo votë është një kontribut i rëndësishem për bashkëjetesën etnike dhe konsolidimin e një shoqërie demokratike në Maqedoni.

Partia Demokratike nxit këtë klime uniteti mes faktorit politik shqiptar dhe bashkëpunimi me atë politik maqedonas si një garanci për një Maqedoni të orientuar drejt standarteve dhe vlerave euroatlantike dhe europiane.

 Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi dhe përshëndetja e këtij momenti nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai në një posim në facebook u shpreh se kjo është një arritje e madhe dhe se zbatimi i këtij ligji do të shënoj një fitore historike për shqiptarët në Maqedoni.

Reagimi i Berishës:

Votimi i ligjit per gjuhen shqipe ne parlamentin e Maqedonise, nje arritje e madhe!

Te dashur miq, sot parlamenti i Maqedonise ne perputhje me marre çeshjen e Ohrit miratoi ligjin per perdorimin e gjuhes shqipe ne territorin e Republikes se Maqedonise.

Duke pershendetur kete akt te rendesishem dhe te gjitha ata qe bene te mundur votimin e tij, theksoj se zbatimi i ketij ligji do shenonte nje fitore historike per shqiptaret e Maqedonise dhe kombin shqiptar ne teresi! sb

Të fundit