Flash News

KRYESORE

Basha dhe Berisha sot në Kuvend, deputeti i PD: Nuk ka asnjë dualitet mes tyre

Basha dhe Berisha sot në Kuvend, deputeti i PD: Nuk ka asnjë dualitet

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish-kryetari Sali Berisha do të ulen së bashku sot në sallën e Kuvendit, për t’u përballur në katër vitet e ardhshme me mazhorancën socialiste.

Deputeti demokrat, Tritan Shehu nuk sheh asnjë dualitet mes dy figurave kryesore të PD-së, por përkundrazi, ai flet për sinergji dhe bashkëpunim të ngushtë mes tyre, për të arritur qëllimin e përbashkët.

“Une jam i bindur se Basha tashme edhe ne Kuvend do te kete nje rol thelbesor per zhvillimet brenda e jashte salles se Parlamentit tone. Por kjo nuk zbeh aspak rolin e askujt tjeter ne grupin tone, vecanerisht te Z.Berisha. Midis Bashes e Berishes as ka dhe as mund te kete asnje “dualitet”. Une mendoj se ka vetem sinergji. Te dy ata, te gjithe ne, kemi nje qellim, jemi ne nje “varke” dhe askush nuk zbeh rolin apo vlerat e tjeterit, aq me shume po te flasim per Bashen e Berishen. Pra mos u shqetesoni per te tilla “komplikacione” se as nuk ka e as do te kete te tilla. Perkundrazi do te kete vecse bashkepunim te ngushte midis secilit nga ne jo vetem ne grupin tone parlamentar, por edhe me potencialet tona jashte tij”, ka thënë Tritan Shehu për ‘Mapon’.

Një orë para nisjes së Kuvendit, deputeti i ri i PD-së: Nuk e pranoj...

Pas 12 vitesh, ky Kuvend rikthen përballjen e shumëpritur

Të fundit