Flash News

KRYESORE

Basha dhe Kryemadhi përgatisin terrenin e aleancës: Po na e kërkon baza

Basha dhe Kryemadhi përgatisin terrenin e aleancës: Po na e

Dy krerët e partive opozitare, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi në lidhje direkte me emisionin “Opinion” kanë deklaruar se do të bashkohen ndaj qeverisë Rama.

Të dy liderët kanë deklaruar se situata e krimit dhe e bandave është alarmante në të gjithë vendin. Sipas tyre siguria dhe jeta e qyetarit është në rrezik çka e bën që te dyja partitë LSI dhe PD të bëhen bashkë kundër kësaj qeverie. Po ashtu ata janë shprehur kundër vendimeve të Ruçit për përjashtimin e deputetëve të PD nga Parlamenti duke thënë se po u mbyllet goja në Kuvend. 

Kryemadhi: Nuk është deshira ime personale apo e zotit Basha, por kjo vjen nga baza, ne duhet të bashkohemi kundër kësaj gjendje që ka përfshire vendin. Nuk po them që duhet të mbledhim të gjithë qelbësirat për të rrëzuar Ramën, por duhet të bëhemi bashkë për të mposhtur bandat dhe krimin.

Basha: Pozicioni ynë përcaktohet nga interesi i qytetarëve, interesi i qytetarëve kërkon një opozitë të fortë kundër krimit dhe bandave. Duhet të bëhemi bashkë kundra tyre.

Kryemadhi: Blendi Klosi duhet të japë dorëheqje, fotot që publikoi Basha janë të rënda

Opozita po kërcënohet, Lulzim Basha: Edi Rama po na lëshon cubat çdo të mërkurë

 

Të fundit