Flash News

KRYESORE

“Basha dhe Patozi janë përgjuar nga Visho Ajazi, shpëtoi vetëm një zyrtar i lartë”

“Basha dhe Patozi janë përgjuar nga Visho Ajazi, shpëtoi

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit Opinion, se Shërbimi Informativ, në drejtimin e Visho Ajazit, ka përgjuar 25 politikanë të rëndësishëm në vend.

Hoxha theksoi se pas marrëveshjes Meta-Rama, SHISH ka përgjuar nga prilli i 2013 deri në shkurt të 2014 Ilir Metën dhe Edi Ramën.

Objekt i përgjimit ka qenë edhe kreu  i opozitës, Lulzim Basha. Gjithashtu edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është përgjuar në bisedat që ka bërë me ambasadorin italian dhe grek.

“Politikani i vetëm që nuk është bërë objekt i një përgjimi, është ish-kryeministri Sali Berisha”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, përgjim është kryer edhe ndaj ish-nënkryetarit të PD-së, Astrit Patozi, ndërsa Rama është përgjuar disa herë në biseda me ambasadorin shqiptar në Serbi.

Ish-ministri Manjani: Visho Ajazi u dorëhoq 4 muaj më parë, Rama e përdori sot për të larguar vëmendjen nga Tahiri

 

Të fundit