Flash News

KRYESORE

Basha dhe Selami mohojnë influencën nga George Soros

Basha dhe Selami mohojnë influencën nga George Soros

Një pyetje nga një demokrat se kush nga të dy ka mbështetjen e Xhorxh Sorosit, ka përplasur në të parën përballje publike në garën për kreun e PD, Lulzim Bashën dhe Eduard Selamin.

Në një takim me dyer të mbyllur në Korçë pa kurrfarë transparence dhe ku mediat nuk janë lejuar te filmojnë përballjen mes 2 kandidateve, një burim i ka treguar Tv Klan se të dy si Selami dhe Basha e kanë mohuar të kenë mbështetjen e miliarderit Xhorxh Soros.

Selami mësohet të ketë thënë se nuk ka qenë asnjëherë njeriu i Sorosit, pasi është republikan në bindje ndërsa ka pohuar se bashkëshortja tij është prej disa kohësh drejtuese e Bordit të Fondacionit në Tiranë që mbështetet nga Soros.

Selami ka deklaruar se Xhorxh Sorosin e kishte takuar vetëm njëherë dhe atëherë me kërkesë të Lulzim Bashës, i cili sipas tij ka studiuar ne Holandë me bursë të siguruar nga Soros.

Basha e ka hedhur poshtë si te pavërtete këtë deklaratë të Selamit, por ky i fundit e ka sfiduar se  në rast se ky fakt nuk është i vërtetë atëherë ishte i gatshëm të dorëhiqej nga gara, por nëse ai e provonte të kundërtën atëherë duhet te ishte Lulzim Basha qe duhej të tërhiqej nga kandidimi.

Të fundit