Flash News

KRYESORE

Basha: Do ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve, tani vendosin 10 pashallarë

Basha: Do ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve, tani vendosin

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se ka ardhur koha që Shqipëria të jetë e të gjithë shqiptarëve dhe jo e vetëm 10 pashallarëve. Ai tregoi skandalin fundit që Edi Rama bëri, ndërsa vëmendja e të gjithë shqiptarëve ishte në Bruksel në lidhje me çështjen e hapjes së negociatave.

“Vetëm dje Kepi i Rodonit i është dhënë një trafikanti droge, Roland Ziut. Një tjetër trafikant droge që merr një investim strategjik në një nga pjesët më të bukura të bregdetit. Ditën kur Bashkimi Evropian nuk binte dot dakord për Shqipërinë dhe për këtë e pësoi edhe Maqedonia e Veriut, sepse Edi Rama nuk arriti të bindte dot qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, atë ditë në parlament kalonte Korporata e Investimeve Strategjike, që është një mekanizëm për të grabitur pronat publike të shqiptarëve dhe pronat private të shqiptarëve.”, tha Basja në intervistë në News 24.

Ai shtoi se opozita ka parashtruar rrugën, që e ka konfirmuar edhe Bundestagu.

“Reformë zgjedhore, zgjedhje të ndershme që t’u japim shqiptarëve mundësinë të zgjedhin dhe qeveria t’u takojë shqiptarëve. Boll më me një qeveri që i takon 10 pashallarëve! 5 kriminelë, 5 oligarkë, të vetmit që punojnë, të vetmit që marrin licenca, të vetmit që kanë favore.”, tha kreu i PD-së që shtoi se ata janë të vendosur që ta nxjerrim vendin nga ky depresion.

Të fundit