Flash News

KRYESORE

Basha: Dy mynxyrat e mëdha që po përgatit Edi Rama

Basha: Dy mynxyrat e mëdha që po përgatit Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat u shpreh se opozita ka të dhëna dhe denoncime jashtëzakonisht shqetësuese sa i takon përsa i takon dy ngjarjeve që po përgatit kryeministri Rama.

“Aq ulërimat e Edi Ramës, aq dëshpërimi i Taulant Ballës nuk mund ta heqin vëmendjen nga fakti se përmes një takimi sekret ditën e premte, në një spital në Kombinat, dhe përmes mekanizamave të tjerë korruptiv po përgatiten dy mynxyra të mëdha, sabotimi total i hetimeve të kokainës në Maminas dhe lirimi i Saimir Tahirit”, deklaroi Basha.

Kreu i PD-së, u shpreh gjithashtu se prej gjashtë muajsh Shqipërinë nuk e viziton asnjë investitor i huaj apo asnjë ministër ekonomie por e vizitojnë vetëm ministra të Brendshëm dhe shefa policie ‘sepse Shqipëria për Europën është kthyer në një problematikë të tmerrshme të eksportimit ët krimit, drogës dhe emigracionit të paligjshëm’.

Të fundit