Flash News

KRYESORE

Partia Demokratike mbledhje me strukturat, pritet vendimi për çështjen e Teatrit

Partia Demokratike mbledhje me strukturat, pritet vendimi për

Tensionimi i situatës pas shembjes së Teatrit Kombëtar ka bërë që Partia Demokratike të vendosë mbledhjen e strukturave të saj në orën 20:30.

Mbledhja ishte planifikuar të mbahej në orën 18:00.

Shembja e Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit u shoqërua me përplasje të aktorëve, opozitarëve dhe shoqërisë civile me policinë, ku nuk munguan edhe shoqërimet në komisariat.

Basha e cilësoi mbledhjen si të jashtëzakonshme, ndërsa pritet që në të diskutohet për aksionin opozitar lidhur me ndërtimin e Teatrit të ri.

Ndërkohë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ndodhet ende në bulevardin para Ministrisë së Brendshme, e ulur në rrugë dhe duke vazhduar protestën së bashku me Alenacën për Mbrojtjen e Teatrit.

Të fundit