Flash News

KRYESORE

Basha e ftoi në debat publik, Rama 'i shmanget': Në praninë e miqve, nuk flas për punët e shtëpisë

Basha e ftoi në debat publik, Rama 'i shmanget': Në

“Në praninë e miqve unë nuk flas për punët e brendshme të shtëpisë”, kështu i është përgjigjur kryeministri Rama pyetjes së gazetarëve se nëse do të pranonte ftesën e Bashës për uljen në një debat politik.

Gjatë fjalës së tij në konferencën ndërqeveritare, Rama ka shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke thënë se ka kohë për të diskutuar për këtë punë.

 “Unë i qëndroj besnik asaj që kam thënë që në krye të herës. Në praninë e miqve unë nuk flas për punët e brendshme të shtëpisë. Ka kohë për të diskutuar ato. Sikundër jam i bindur psh, që kur vjen një vëlla nga jashtë, në shtëpi të vëllait tjetër, nusja e vëllait nuk i tregon se çfarë halli ka me vëllain e vjehrrës. Kështu që ka kohë për të diskutuar për këto”, tha Rama.

Kujtojmë se, në një dalje publike mbrëmjen e djeshme, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë një ftesë publike kryesocialistit Rama për debat. Ftesa sipas Bashës është e hapur dhe Rama mund t’i përgjigjet kur të dojë nga sot deri në 25 prill.

Të fundit