Flash News

KRYESORE

Basha e heq topin nga këmbët, arrihet dakordësia për Reformën Zgjedhore

Basha e heq topin nga këmbët, arrihet dakordësia për

Është arritur marrëveshja për administrimin zgjedhor. Burime për Politiko.al konfirmojnë se palët kanë firmosur marrëveshjen që i hap rrugën depolitizimit të administratës zgjedhore.

Palët pranojnë përfshirjen 100% të identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhje.

Këshilli Politik u mblodh sërish sot pas negocimit disa ditor të  ndërkombëtarëve, që mazhoranca dhe opozita të firmosnin një  marrëveshje për Reformën zgjedhore.

Të pranishëm në takimin e sotëm janë edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman.

Ndërkohë prej dy netësh “topi” ishte në këmbët e Lulzim Bashës. Ishte vetë ambasadorja Kim, ajo që në një deklaratë për mediat tha se marrëveshja ishte arritur por mungonte një “ok” nga opozita.

Të fundit