Flash News

KRYESORE

Basha e nis fjalën në Kuvend me një këshillë për deputetët e LSI: Kushtetuta ka rënë

Basha e nis fjalën në Kuvend me një këshillë për

Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka nisur fjalën e tij në Kuvend me një këshillë për deputetin Petrit Vasili dhe kolegët e LSI, lidhur me zbatimin e rregullores nga ana e mazhorancës.

Basha po ashtu u ndal edhe në denoncimin e një nate më parë që sipas tij dëshmitarin X, Albert Veliun po e kërcënojnë dhe po tentojnë të shkatërrojnë provat për mbrojtjen e ministrit të Brendshëm e vëllait të tij të dënuar në Itali për trafik droge.

“Dua ta nis me një këshillë për Vasilin dhe deputetët e LSI që vazhdojnë të këmbëngulin zbatimin rregullore me një parlament që ka shkelur ligjet dhe akte antikushtetuese, t’i kërkosh këtij parlamenti të respektojë rregulloren është njësoj si ti kërkosh krimin e organizuar të marrë përsipër rendin dhe sigurinë.

E vërteta është se kushtetuta ka rënë, kodi penal ka rënë, ligji antimafia ka rënë sa kohë në atë karrige janë të ulur Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama, që janë zbuluar para shqiptarëve si hartuesit e një skenari kriminal, që ka për qëllim të mbulojë veprimtarinë kriminale të Xhafajt, në ndihmë të vëllait të tij. Duan të shkatërruar provat, blerë e kërcënuar dëshmitarët e krimit që shqiptarët e kanë parë me zë dhe figurë e për ti siguruar pafajt karrigen e ministrit, që vazhdojë të shkelë ligjin duke përdorur policinë, për të mbrojtur aktivitetin kriminal të tij”, u shpreh Basha.

Më pas, seanca u ndërpre për 10 minuta, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe shpalosën një parullë ku shkruhej” Shqipëria si gjithë Europa, qeveri e drogës dhe e krimit.

Të fundit