Flash News

KRYESORE

Basha: E pamundur që PS të nxjerrë kandidatë të pakorruptuar, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohëshme

Basha: E pamundur që PS të nxjerrë kandidatë të

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi gjatë një dalje për gazetarët në lidhje me shkarkimin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Basha u shpreh se Partia Socialiste nuk nxjerr dot kandidatë të pakorruptuar, por njerëz që e kanë vendin në burg.

“Partia Socialiste nuk nxjerr dot kandidatë të pakorruptuar, por nxjerr llumin e llumit. Shqipëria sot qeveriset nga hajdutë, kriminelë që e kanë vendin në burg”, tha ndër të tjera Basha.

Ai shtoi se e vetmja zgjidhje për t’u kthyer qeverisjen qytetarëve janë zgjedhjet e parakohshme.

“Rama qeveris me krimin dhe zgjidhja e vetme është t’ia kthejmë qeverisjen shqiptarëve me zgjedhje të parakohshme”, deklaroi kryedemokrati.

Të fundit