Flash News

KRYESORE

Basha e quajti kokëposhtë e gojëkyçur, reagon Majko: Pranoj komente nga ata që kanë bërë më shumë se unë për Teatrin

Në fjalën e mbajtur gjatë protestës kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, kreu i opozitës, Lulzim Basha, solli në vëmendje planin e hershëm të Edi Ramës për shembjen e teatrit duke thënë se aso kohe ai nuk e realizoi këtë në saj edhe të qëndresës së socialistëve.

Në këtë pikë, Basha përmendi Pandeli Majkon, kur tha se “nuk ja ka dalë edhe për qëndresën e disa socialistëve që sot i shoh kokëposhtë e gojëkyçur si Pandeli Majko’.

Kësaj deklarate të Bashës, Majko i është përgjigjur në Twitter ku thotë se për Teatrin Kombëtar pranon komente vetëm nga ata politikanë që kanë bërë më shumë se ai.

“Për Teatrin Kombëtar pranoj komente vetëm nga ata politikanë që kanë bërë për të, “një gisht” më shumë se unë!

Në vend që të merren me komente i këshilloj të shohin dramën “Vizita e damës plakë”… e 1991-shit. Të tjerat janë fjalë”, shkruan Majko.

Të fundit