Flash News

KRYESORE

Basha e quan Ramën gënjeshtar kronik: Në 6 vite vodhi 4.6 miliardë euro (video)

Basha e quan Ramën gënjeshtar kronik: Në 6 vite vodhi 4.6

Kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka quajtur kryeministrin Edi Rama një gënjeshtar kronik, që premtoi ulje taksash, por solli rritjen e papunësisë, të varfërisë dhe të korrupsionit.

Ai postoi një video në profilin e tij në Facebook, ku tregoi për të gjitha shkeljet e bëra nga kreu i qeverisë.

Basha kujton se në 2013-ën, Rama tha se taksat patjetër do të ulen për 95% të shqiptarëve, por në fakt taksat u rritën për 95% të shqiptarëve.

Sipas kreut të opozitës, shqiptarët paguajnë 1.9 miliardë euro më shumë taksa. Shqetësues për Bashën është fakti që në këto 6 vite, Rama ka vjedhur 4.6 miliardë euro, një vlerë sa është edhe buxheti i një viti i Shqipërisë.

Të fundit