Flash News

KRYESORE

Basha e quan tallje ftesën publike të Ramës për Reformën Zgjedhore: Le të ftojnë Shullazin ose Avdylajt

Basha e quan tallje ftesën publike të Ramës për

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një dalje për mediat i është përgjigjur ftesës publike të kryeministrit Rama për bashkëpunim në finalizimin e Reformës Zgjedhore.

Duke e quajtur ftesën e Ramës si tallje, Basha theksoi se për sa kohë që kryetar i kësaj reforme është Damian Gjiknuri  nuk mund të ketë bashkëpunim.

“Nuk mund të fshiheni as pas letrave dhe kërkesave të pasinqerta, dhe ftesave nga një individ si Damian Gjiknuri. Nëse reforma zgjedhore përfshin Gjiknurin, le të ftojnë Shullazin, Avdylajn, sepse kjo është tallje.

Opozita ka përgatitur një platformë për reformën zgjedhore që do të përfshijë një transformim të thellë. Në këtë kuadër opozita po përgatit platformën që do e bëjë publike. Reforma zgjedhore ka rëndësi të madhe. Letrat e hapura, provokime të tilla si përfshirja e të dyshuarve tregojnë mungesën e vullnetit politik. Duhet një reformë zgjedhore e plotë që do ja kthejë pushtetin qytetarëve,

Ne i kemi dhënë një përigjigje dhe për fat të keq përgjigjja negative ka ardhur nga Rama me alibinë se do të përgjigjej pas 30 qershorit. Edi Rama s’mund të fshihet pas letrave publike”-tha Basha.

‘Kur do flasim?’/ Rama, ftesë publike drejtuesve të opozitës: Jemi të dënuar të bashkëjetojmë

Të fundit