Flash News

KRYESORE

Basha e shpall qeverinë ‘de facto’ të vdekur: Narko-politikanët janë të paprekshëm, të varfrit arrestohen për një cigare hashash

Basha e shpall qeverinë ‘de facto’ të vdekur:

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha e ka shpallur qeverinë e kryeministrit Edi Rama de facto të vdekur. Nga foltorja e Kuvendit, pas rrëzimit të kërkesës për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, Basha tha se vota e mazhorancës ishte votë për mbrojtjen e qeverisë të lidhur me krimin.

Kryedemokrati theksoi se është hera e parë që Kuvendi i Shqipërisë nuk i hap rrugë Prokurorisë për vënë drejtësi. Ai gjithashtu kritikoi sjelljen e shtetit përballë të varfërve, të cilit sipas tij arrestohet për një cigare hashash, ndërkohë që narko-politikanët janë të paprekshëm.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Që krimi, dorga dhe e keqja kanë zaptuar Shqipërinë, treguesi më i mirë është puna e këtij Kuvendi. Ja ku jemi prap këtu, duke u marrë me një tjetër kriminel. Kuvendi i Shqipërisë, që pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, është rasti i vetëm në botë, që është marrë më shumë me kriminelët sesa me punët e ekonomisë. Sot ky Kuvend ka vendosur një tjetër rekord të zi. Është hera e parë që Kuvendi hedh poshtë kërkesën e Prokurorisë për heqjen e deputetit. 24 deputetëve i hequr mandati. Me të mirat dhe të këqijat, të gjitha legjislaturat kanë respektuar parimin se pushtetet janë të ndara. Detyra e Parlamentit është t’i hap rrugën drejtësisë, deri më sot.

Narko-trafikantët dhe narko-politikanët janë të paprekshëm.

Kjo është drejtësia që Saimir Tahiri dhe Edi Rama i kanë dhënë shqiptarëve. Shqiptarët e thjeshtë arrestohen për akuza qesharake. 12 kryefamiljarë, në një vit, të vetëvrarë sepse nuk paguanin dot energjinë elektrike.

Ky është shteti mafioz, që dhunon të varfrit dhe i bëhet mburojë trafikantëve.

Sot, me këtë votë keni mbrojtur veten tuaj. Kjo qeveri ka rënë, është de facto e vdekur.

Të fundit