Flash News

KRYESORE

Basha falënderon shqiptarët që nuk votuan: 30 qershori, monument i lirisë

Basha falënderon shqiptarët që nuk votuan: 30 qershori, monument

Në nisje të fjalës së tij para dhjetëra mijëra protestuesve, kreu i PD Lulzim Basha u shpreh se, 30 qershori ishte një referendum popullor kundër së keqes. Sipas tij, 30 qershori është monument i lirisë dhe qytetarisë së shqiptarëve.

“Refuzuan të keqen, izoluan krimin, ndëshkuan korrupsionin. 30 qershori ishte referendum kundër të keqes. 30 qershori është një monument i lirisë, i evropianizimit dhe qytetarisë së shqiptarëve. 30 qershori hyri në histori si dita kombëtare e kurajës, kur shqiptarët treguan se ata kanë forcën të ndalen nga e keqja. 30 qershori ishte dita e popullit, që tregoi se është kundër regjimit kriminal të Edi Ramës”, tha Basha në fjalën e tij.

Basha shprehu falenderime dhe mirënjohje për 85% të shqiptarëve. “Ju jam mirënjohes të gjithëve ju që jeni në këtë shesh, që bratiksët dhe refuzuat regjimin e krimit me 30 qershor. Faleminderit që nuk u lodhet, nuk u dorëzuat. Kurajoja juaj na ka bërë më të fortë më të vendosur. Faleminderit opozitës së bashkuar. Mirënjohje për të gjithë. Jemi uragan politik i pandalshëm”, shtoi Basha.

Të fundit