Flash News

KRYESORE

Basha firmos kontratën me artistët, cilat janë 6 pikat e kësaj marrëveshje

Basha firmos kontratën me artistët, cilat janë 6 pikat e

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbërritur tek Teatri Kombëtar ku ka nënshkruar marrëveshjen me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.

Marrëveshja do të nënshkruhet mes artistëve dhe opozitës. Basha ka dhënë mbështetjen e tij ndaj artistëve dhe Teatrit, duke ju bashkuar vetë protestës së djeshme.

Në këtë marrëveshje parashikohet miratimi i posacëm për realizimin e një procedure të re për rikonstruksionin e Teatrit.

Më herët, regjisori Robert Budina tha se nëse vjen policia, kemi të bëjmë me diçka politike, dhe ka rdhur momenti sipas tij për një lëvizje politike.

Për sa i përket çështjes së Teatrit, kontrata përmban 6 pika, në të cilat Aleanca angazhohet të vijojë pa ndërprerje mbrojtjen e Teatrit, ndërsa PD dhe opozita për të mbështetur këto aksione në mbrojtje të ndërtesës dhe të pronës publike.

PD angazhohet gjithashtu se në muajin e parë të qeverisë së saj, kompleksit Skanderbeg, ku bën pjesë Teatri, do t’i rikthehet statusi Ansambël Monument Kulture dhe do t’i nënshtrohet menjëherë ruajtjes dhe restaurimit.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar angazhohen të shfuqizojnë ligjin special antikushtetues “Rama-Fusha” që shemb Teatrin dhe të vendosë para përgjegjësisë penale çdo person të përfshirë në grabitjen kriminale të truallit të Teatrit Kombëtar.

6 pikat e marrëveshjes mes Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe opozitës

  1. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shpreh vendosmërinë për të vijuar pa ndërprerje betejën për mbrojtjen e kompleksit shumëfish historik dhe kulturor, në të cilin funksionojnë aktualisht dy teatrot, ai Kombëtar dhe ai Eksperimental.
  2. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar angazhohet të mbështesë veprimet dhe aksionet e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit” për mbrojtjen e ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar dhe njëherësh për mbrojtjen e pronës publike të kërcënuar nga tjetërsimi i paligjshëm dhe korruptiv, duke përfshirë ndërmarrjen e çdo aksioni, të duhur e të nevojshëm, ligjor, politik e qytetar.
  3. Brenda 1 muaji nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Opozita e Bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, kompleksit të ish-Qarkut “Skanderbeg”, ku përfshihet edhe Teatri Kombëtar dhe zonat përreth tij, do t’i rikthehet me përparësi statusi “Ansambël Monument Kulture”, duke qenë pjesë e Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës.
  4. Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Opozita e Bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, kompleksi i ish-Qarkut “Skanderbeg”, ku përfshihet edhe Teatri Kombëtar dhe zonat përreth tij, do t’i nënshtrohen ruajtjes dhe restaurimit të tyre, duke tërhequr në një sipërmarrje të tillë përvojën dhe ekspertizën e arkitektëve dhe ekspertëve të monumenteve të kulturës më të mirë në vend.
  5. Brenda 1 muaji nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë Opozita e Bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të shfuqizojë me përparësi si antikushtetues ligjin nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe i godinës së re të Teatrit Kombëtar”, si dhe çdo akt tjetër ligjor e nënligjor që buron prej tij dhe parashikon tjetërsimin e paligjshëm të pasurisë publike.
  6. Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë Opozita e Bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjor për të garantuar vënien përpara përgjegjësisë penale dhe administrative të të gjithë vendimmarrësve publikë dhe subjekteve private, për përfshirjen në aferën e grabitjes kriminale të truallit të Teatrit Kombëtar, duke u ngarkuar atyre edhe detyrimin për kompensimin e çdo dëmi të shkaktuar.

Të fundit