Flash News

KRYESORE

Basha 'flet' me 19 fotot e protestës së djeshme dhe paralajmëron atë që do ndodhë në janar

Kryetari i PD, Lulzim Basha, e ka nisur ditën me një seri fotosh nga protesta e djeshme, por edhe një mesazh për atë që ndodhi dje në Kuvend dhe jashtë tij, dhe atë që pritet të jetë rruga që do ndjekë opozita në të ardhmen. "Rrugë tjetër nuk ka!", paralajmëron Basha, pasi thotë se protesta e djeshme ishte ajo që do bënte çdo qytetar europian kur shkelet Kushtetuta.

Kryetari i demokratëve ka folur dje për një protestë të madhe që pritet të mbahet në fillim  të janarit. Shprehja ultimative "rrugë tjetër nuk ka!", paralajmëron futjen e vendit në një stinë të re të gjatë protestash.

Stausi i plotë në Facebook:

Brenda dhe jashtë Parlamentit shqiptarët protestuan si në çdo vend europian kur shkelet Kushtetuta dhe dhunohet drejtësia. E gjithë Shqipëria pa se ky vend ka burra dhe gra, të rinj dhe të reja, qytetarë që ngrihen në këmbë, luftojnë, sakrifikojnë dhe nuk e pranojë shkeljen e Kushtetutës nga një autokrat i lidhur me krimin. Rrugë tjetër nuk ka! #Liri#Demokraci #Drejtësi

 

Të fundit