Flash News

KRYESORE

Basha flet me emra: Këta janë dy politikanët e karrierës të lidhur me bandat e Lushnjes dhe Bajrit

Basha flet me emra: Këta janë dy politikanët e karrierës

Kreu i PD, Lulzim Basha ka prezantuar sot platformën e PD për ndryshimin e ligjit antimafia. Ndër të tjera, Basha ngre shqetësimin e lidhjes së politikës me krimin e organizuar dhe nevojën e vettingut në politikë.

Basha denoncon si politikanë të karrierës kreun e Grupit Parlamentar të PS Taulant Ballën dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushatin të lidhur me bandat e krimit të organizuar, si ajo e Lushnjës dhe Bajrit në Shkodër. Kjo e fundit e goditur tre ditë më parë, duke arrestuar 11 anëtarë të saj.

“Aleanca krim-qeveri ka shkatërruar demokracinë, sot ka rënë demokracia dhe shteti ligjor. Jemi të vendosur ta çojmë deri në fund vettingun në politikë për ndërpresë mandatet e politikanëve të lidhur me krimin.

Politikanët e karrierës bashkëpunojnë haptazi me bandat e krimit të organizuar, duke filluar nga Taulant Balla  me bandat e Lushnjës dhe të Elbasanit te Ditmir Bushati me Bajrët e Shkodrës deri te koka e qeverisë, pa miratimin e të cilit asnjë prej këtyre bandave s’do ishte në pozitat që është sot të diktimit dhe kontrollit të territorit dhe ekonomisë”, u shpreh Basha.

Të fundit