Flash News

KRYESORE

Basha flet pas fitores së zgjedhjeve në PD: Mirënjohës demokratëve, falenderoj Selamin

Basha flet pas fitores së zgjedhjeve në PD: Mirënjohës

Pas fitores së thellë të zgjedhjeve të një dite më parë kundrejt kundërshtarit Eduart Selami reagon përmes një deklarate kryedemokrati Lulzim Basha.

Basha falenderoi demokratët për pjesëmarrjen dhe shprehu mirënjohje ndaj rivalit Selami të cilin e falenderoi publikisht që vlerësoi demokratët.

"Ne humbëm zgjedhjet por jo besimin te PD dhe vlerat" tha kredemokrati teksa shtoi se vota e qytetarëve dhe pjesëmarrja e madhe është një borxh i madh që do ta kthej me punë dhe vendosmëri duke kthyer PD në drejtim të fateve të vendit. 

Deklarata e Bashës:

Pjesmarrja masive në zgjedhjen e kryetarit është shenjë besimi dhe se ata janë të fortë dhe bashkë dhe është tregues se janë të vendosur të punojnë fort për të ardhmen e PD. Falenderoj të gjithë demokratët që morën pjesë masivisht, komisionerët dhe vëzhguesit që kontribuan me përkushtim. Falenderoj Selamin që i vlerësoi demokratët. Jam shumë mirënjohës, vota juaj më bën të ndihem i përulur, sepse unë ju njoh dhe di pritshmëritë tuaja ndaj meje dhe dua t'ju them se vota juaj është një borxh i madh që do t'jua kthej me punë dhe vendosmëri duke kthyer PD në drejtim të fateve të vendit. Vota tragoi se kauza jonë për kthimin e politikës nga qytetari është kauza e lirë e qytetarëve. Gara për kreun e PD tregoi para të gjithëve se PD është e madhe dhe europiane. Ne humbëm zgjedhjet por jo besimin te PD dhe vlerat. Me vlerat tona dhe punë ne do të rifitojmë besimin e shqiptarëve. Misioni ynë është kombëtar për të çuar vendin përpara. Ne duhet të shohim para duke u përmirësuar. Dua t'ju garantoj se sot vendimarrja do të jetë në duart tuaja dhe ju do të vendosni se kush do të jenë të zgjedhurit tuaj dhe çdokush që do marr pushtet nga demokartët duhet ta dijë mirë këtë.

Vota dhe bashkimi i djeshëm është një kontratë e re që më angazhon me përgjegjësi për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë ku pushteti të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo e kundërta.

Të fundit