Flash News

KRYESORE

Basha flet pas kontratës me artistët: Protesta juaj na frymëzoi, është akti i parë me grupet e interesit

Basha flet pas kontratës me artistët: Protesta juaj na frymëzoi,

Kreu i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar të tjera kontrata me grupet e interesit si ajo me artistët e nënshkruar mesditën e sotme.

Sipas Bashës, protesta e artistëve dhe e qytetarëve në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar ishte frymëzim për këdo dhe vetë opozitën.

Sipas Bashës, shkelja e kësaj kontrate do ta ngarkojë PD me përgjegjësi direkt para votuesve shqiptar.

“Të nderuar artistë, e keni mbushur me entuziazëm këtë sallë. Për mua është emocion i rrallë që të jem me këtë prani të elitës së shpirtit e mendjes së kombit e të ndërmarrim këtë akt besimi të ndërsjellë, përkushtimi pa kushte të PD dhe aleatëve të opozitës së bashkuar për të mbështetur me të gjitha format ligjore, politike dhe aksionit qytetar, për të mbështetur të gjithë vendimet e mëtejshme të aleancës për mbrojtjen e teatrit.

Nënshkrimi i kësaj kontrate besimi mes opozitës së sotme me atributet që nesër qytetarët do ti japin me votën e lirë është akti i parë që ndërmarrim për mbrojtjen e interesit publik, për futjen e vendit në shinat e kushtetues, të ndëshkimit të politikanëve të inkriminuar, të garantimit të përfaqësimit të qytetarëve në parlament dhe politikave të zhvillimit ekonomik.

Këtë akt e kemi zgjedhur ta bëjmë me një grup të shoqërisë tonë që fjala grup interesi i rri ngushtë, por me sakrificën prej një viti e gjysmë për të mbrojtur interesin e gjithë kombit janë kthyer në burim frymëzimi dhe motivimi për mua personalisht e opozitën, e mijëra qytetarë që kanë qenë në mbështetje të kësaj kauze.

Falënderoj Aurel Plasarit që ishte i pari që hodhi idenë për këtë kontratë. Ky është vetëm fillimi, do ketë kontrata të tjera me pedagogët, studentët, sipërmarrjen, ish të përndjekurit, mjekët, eksportuesit, shoqatat, me gjithë grupet e interesit brenda muajit të parë të qeverisjes.

Shkelja e saj na ngarkon me përgjegjësi direkt para votuesve shqiptar. Angazhimi ynë parashikon reformën e thellë elektorale dhe kushtetuese, kthimi i një republike bazuar mbi vlera evropiane.

Na takon ne të bëjmë betejën e fundit për të mundur të keqen, asnjë arritje nuk ka kaluar pa sakrifica të mëdha. Më shumë sakrifica priten, duke nisur nga unë i pari. Drita në fund të tunelit po shkëlqen fort”, tha Basha.

Kontrata me artistët, regjisori i ‘drejton gishtin’ Bashës: N’e shkelsh marrëveshjen, do jem i pari kundër jush

Basha firmos kontratën me artistët, cilat janë 6 pikat e kësaj marrëveshje

Të fundit