Flash News

KRYESORE

Basha flet pas takimit me Kryemadhin: Nesër bllokojmë rrugët në 12 qarqet

Basha flet pas takimit me Kryemadhin: Nesër bllokojmë rrugët

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zbardhur takimin e zhvilluar këtë mëngjes me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Në një prononcim për mediat, Basha paralajmëroi një përshkallëzim opozitar, duke bllokuar nesër pasdite akset nacionale në 12 qarqet e vendit në shenjë proteste.

“Me zonjën Kryemadhi po konkordojmë hapat për përshkallëzim opozitar , jemi në krizë të thellë politike, kushtetuese, sociale, dhe sic u bë e qartë edhe 24 orët e fundit, në një krizë totale të integrimit të vendit në BE .

Shkaku i kësaj krize është qeveria e lidhur me krimin që ka asgjësuar kushtetutën, demokracinë e zgjedhjet, votën e lirë.

Ndaj, do vazhdojmë aksionin tonë në gjitha planet, nesër në orën 18.00 nis aksioni në 12 qarqet e  vendet për bllokimin e akseve kryesore si një përshkallëzim  i mosbindjes civile, paradite në orën 11.00 do shpalosim bashkë me koalicionin opozitar detyrat e qeverisë tranzitore për zgjedhje të lira dhe po punojmë për programet politike për ofertën tonë për shqiptarët, për t’a nxjerrë vendin nga kriza, por edhe për t’ju dhënë sigurinë, lirinë, e mirëqenie”, tha Basha.

I pyetur nëse do të pranonte të ulet në një tryezë me Edi Ramën, Basha tha se asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e opozitës së bashkuar.

“Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e opozitës së bashkuar dhe koalicionit tonë, largimi Ramës kusht i panegociueshëm për të hapur rrugën e dialogut politik që do çojë drejt qeverisë traniztore, detyrat e të cilës do i shpalosim nesër në orën 11.00”, tha kreu i PD.

Të fundit